Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka theksuar nevojën për një qasje të re në politikë, ku interesi i qytetarëve të vihet mbi atë të partive, informon POPULLI.mk.
“Në mesin e sfidave të shumta, një nga detyrat më të vështira por edhe më serioze që kemi përpara është të ndërtojmë një shtet që kujdeset për njerëzit e tij,” ka deklaruar Taravari.
Ai ka bërë thirrje për një ndryshim në mentalitetin politik, duke theksuar se fokusi nuk duhet të mbetet tek gara mes partive, por tek mirëqenia e qytetarëve. “Nuk duhet të jetë më ‘fiton partia ime ose partia jote’, por ‘Fiton Populli Ynë!’”, ka theksuar ai.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur debati është se Taravari është duke biseduar me Ali Ahmetin për një bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. / © POPULLI.mk