Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj situatës së Kreshnik Bekteshit, duke e cilësuar atë si një të burgosur politik dhe një rast të rrallë ku shqiptarët dhe maqedonasit pajtohen për padrejtësinë që po i bëhet, informon POPULLI.mk
Osmani ka dënuar ashpër provokimet ndaj familjes së Bekteshit, duke i quajtur ato si akte të ulëta dhe të pandershme. Ai ka theksuar se dikur në politikë ekzistonte një minimum dinjiteti, ndërsa sot disa individë po tregojnë se nuk e kanë as atë.
Gjithashtu, ai ka kritikuar edhe sulmet ndaj avokatëve të përfshirë në këtë rast, duke i cilësuar të neveritshme dhe të pamoralshme. “Kjo është e njëjta logjikë absurde sikur të akuzosh një kirurg pse ka operuar dikë që nuk pëlqehet nga të tjerët,” ka theksuar Osmani në reagimin e tij.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur rasti i Kreshnik Bekteshit po shkakton debat të madh në opinionin publik. / © POPULLI.mk