Vazhdon të flitet për huazimin e João Félix te Barcelona. Pasi Enric Masip tha se shuma që klubi katalanas i paguan portugezit, është “qesharake”, Javier Tebas doli këtë të enjte për të sqaruar situatën, me një shpjegim disi konfuz se si, në fund të fundit, vlera për qëllime të kufirit të pagave.
“Kur flet Masip, nuk thotë të vërtetën, ose nuk e di se çfarë flet, sepse nuk është kështu. Nuk është e vërtetë, është shumë më tepër, nëse kanë dashur të paguajnë 400 mijë euro në fillim të operacionit.
Por ajo që i kushton Barcelonës është shumë më tepër. Nuk mund të themi se sa do ta paguajnë, por është shumë më tepër. Shpesh ndodh me huazimet nga klubet e lidhura, La Liga analizon vlerën dhe efektet e saj në koston e La Ligës.
Për ne, ajo që merr João Félix nuk është ajo që i paguan Barcelona, por ajo që duhet të marrë lojtari, që është shumë më tepër se 400 mijë eurot që ata thonë se e paguajnë atë, sepse është i përfshirë edhe një klub tjetër. Dhe pastaj është çmimi i huazimit. Për ne nuk është 400 mijë euro, është shumë më tepër se kaq”,– ka theksuar Javier Tebas.
