Max Allegrit i ra në sy sapo e pa. Ai menjëherë kuptoi se kishte të bënte me një “perlë” të futbollit, që kishte nevojë të rritej. Një talent që i duhej dhënë menjëherë besim, por kuptohet në masën e duhur të kujdesit.
Rreziku për t’u djegur kaq i ri, është gjithmonë shumë i lartë. Lëndimet e herëpashershme të Chiesa-s dhe ndalimi i Keanit e kanë tërhequr atë në mes të betejave të futbollit që ka rëndësi dhe ai ka treguar se di ta bëjë mirë.
Kenan Yıldız, i lindur në vitin 2005, është bërë një “xhevahir” që duhet ruajtur dhe mbajtur fort. Giuntoli po punon për ta blinduar atë. Sipas “Gazzetta dello Sport” ka pasur kontakte mes palëve në fillim të javës dhe takime të tjera janë planifikuar për muajt në vijim.