-1.2 C
Skopje
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Kallëzim penal për blerje votash në Krushevë ndaj ish-kryetarit Tome Hristovski

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj 33 vjeçarit nën dyshimet se ka kryer shitblerjen e votave në zgjedhjet e fundit lokale në Krushevë, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër T.H. (33) dhe T.Sh. (36), të dy nga Krusheva, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” dhe “ndihmë”. Më 14.10.2025, i denoncuari i parë u dha ryshfet në shumën prej 1000 denarësh katër
personave që të votojnë për të si kandidat për kryetar të komunës së
Krushevës”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

I akuzuarit i dytë dyshohet se ka dhënë 5000 denarë te një qytetare për blerje të votave.

Tome Hristovski ishte kryetar i Komunës së Krushevës dhe kandidat i LSDM-së në zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë. Ai në balotazh humbi nga kandidati i VMRO-DPMNE-së.

Të ngjajshme

Të fundit