8.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Kanabis për turistët në plazh, zbulohen lokale në Krorëz me bahçe droge dhe çadra ilegale

Në dy lokale në plazhin e Krorëzit në Himarë, turistëve u ofrohej kanabis krahas qëndrimit në shelzongë të  vendosur pa leje buzë detit! Bima narkotike sic tregojnë këto pamje kultivohej pranë dy ambienteve që vecse për përdorimin e drogës ishin përshtatur edhe për mbajtjen e municionit luftarak Veprimtaria e paligjshme u zbulua pas një hetimi disaditor te policise se Himares, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Argjend Nanaj dhe Ejkel ismaili u vunë në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa Konstandin Vogli u shpall në kërkim policor. Blutë gjatë kontrollit zbuluan 89 bimë narkotike kanabis sativa në fazë rritje, dhe sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në vazo e në qese gati për përdorim.  Kamarieri i lokalit do të hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim të kësaj veprimtari kriminale.Në vijim të operacionit, policia thotë se zbuloi një tjetër biznes aty pranë kishte zaptuar një hapësirë të plazhit duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje. 90 çadra dhe 180 shezlongë u hoqën nga plazhi dhe dhe administratori i lokalit u vu në hetim në gjendje të lirë.

Të ngjajshme

Të fundit