29.7 C
Skopje
E enjte, 6 Gusht, 2026

Kasami: Të tregojmë dashurinë dhe përkrahjen tonë për personat autik

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami shënoi Ditën Ndërkombëtare të Autizmit bashkë me Shoqatën “Imago Plus”.

Sot së bashku me Shoqatën për ngritjen e vetëdijes psiko-sociale “IMAGO PLUS” dhe me mbështetje të Komunës së Tetovës, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Autizmit për të ndryshuar perceptimet tona dhe rritur vetëdijen për personat me autizëm.

Të jemi më të ndjeshëm dhe t’i inkurajojmë ata të jenë pjesë e shoqërisë sonë.

Le të tregojmë dashurinë dhe përkrahjen tonë ndaj tyre, sepse ata janë të ngjajshëm, por edhe të ndryshëm, dhe mbi të gjitha, të barabartë!