Të nderuar qytetarë,
Komuna e Tetovës, në nderim të luftës së Kosovës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari për herë të parë organizon Akademinë përkujtimore “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme kombëtare që organizohet në qytetin tonë, të pranishëm do të jenë z. Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca, historiani Prof. Dr. Hakif Bajrami, si dhe studiuesi Elvis Hoxha.
Jasharajt janë vetë historia dhe madhështia e kombit shqiptar!
Ditën e hënë, ora 19:00
Pallati i Kulturës Tetovë!
