1.8 C
Skopje
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Kasami uron Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në Kosovë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, informon POPULLI.mk

Kasami e ka cilësuar rezultatin si një fitore të jashtëzakonshme, duke e përgëzuar personalisht Kurtin për rezultatin zgjedhor, si dhe qytetarët dhe institucionet e Kosovës për, siç u shpreh ai, vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e përkryer të procesit zgjedhor.

“E uroj përzemërsisht mikun tim Albin Kurti për rezultatin, si dhe popullin dhe institucionet e Kosovës për vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e përkryer të zgjedhjeve”, ka shkruar Kasami.

Ai shprehu gjithashtu shpresën që procesi i formimit të institucioneve të reja të përfundojë shpejt dhe me sukses, duke reflektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në këto zgjedhje.

Në fund, Kasami theksoi se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror me Qeverinë Kurti 3, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit