22.8 C
Skopje
E shtunë, 25 Prill, 2026

Kastriot Rexhepi mbetet pa truproje, shkak afrimi me “Grupin e Zjarrit”

Deputeti i cili shpëtoi Qeverinë dhe çoi deri te rrugëtimi europian, njëherit edhe duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes për shkak të kërcënimeve që kishte marrë sot ka mbetur pa sigurim shtetëror.

Bëhet fjalë për Kastriot Rexhepin, ish pjesëtar i Lëvizjes Besa. Në një prononcim për mediat vendore deputeti Rexhepi ka thënë se ka disa muaj që kur i është tërhequr sigurimi dhe kjo për shkak se Rexhepi ishte afruar me “Grupin e Zjarrit”.

“Nuk japin arsye e di që ato kishin afat për të vazhduar me aktivitetin e tyre por ju ndërpre para se t’i skadon mandati. Për arsye më të detajuara duhet të drejtoheni te Agjencioni për Siguri Kombëtare ose tek strukturat që kanë të bëjnë me këtë punë”, ka thënë Rexhepi.

Gjithashtu deputeti Rexhepi është përgjigjur në pyetjen se a ndjehet i rrezikuar, ku tha: “Në fund të fundit në dorë të Zotit jemi dhe nga Ai trembemi, nga ana tjetër është punë e organeve shtetërore që të vlerësojnë çështjen e sigurisë. Ashtu ka funksionuar edhe në fillim. Nuk ka qenë sigurimi me kërkesën time por në bazë të vlerësimit të strukturave shtetërore dhe tani ata e kanë vlerësuar që më nuk ka nevojë.”

Të ngjajshme

Të fundit