“Kathimerini” grek ka raportuar se ish-kryeministri dhe lideri i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, me ftesë të Zaevit, është dashur t’i bëjë një vizitë private ish-kryeministrit Zoran Zaev në Strumicë!
Siç raporton “Kathimerini”, më shumë detaje rreth takimit nuk janë bërë të ditura.
Tsipras dhe Zaev ishin kryeministra kur dy fqinjët ballkanikë nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në qershor 2018, duke zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit të shtetit të pranishme për shumë dekada, raporton Kathimerini.
