12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Këmbësorët në Çair rrezikohen çdo ditë, autoritetet vazhdojnë të mbyllin sytë!

Çairçanja është bërë një vend ku vdekja shfaqet njëpasnjëshëm. Në rrugët e saj, qytetarët janë të detyruar të përballen me rrezik të përditshëm, pasi motorrët kalojnë me shpejtësi të frikshme, duke shkelur këmbësorët që po tentojnë të kalojnë.

Shkruan POPULLI.mk

Vozitësit e automjeteve nuk respektojnë asnjë rregull trafiku, duke rrezikuar çdo ditë jetën e njerëzve që kalojnë në këto rrugë.

Një pyetje që mbetet pa përgjigje është: Përse nuk reagojnë autoritetet? Pse lejohet që një lagje e tërë, një qytet i tërë, të jetë e ekspozuar ndaj këtij rreziku të vazhdueshëm? Çairi është kthyer në një xhungël të vërtetë, ku ligji dhe rregullat nuk kanë fuqi. Këmbësorët janë në rrezik, si dhe ata që udhëtojnë me mjete motorike.

Çairçanja është bërë një vend që sjell vdekje. Kjo është e vërteta e hidhur për shumë qytetarë të kësaj zone. Banorët e Çairit nuk janë të mbrojtur. Ata janë të ekspozuar ndaj rrezikut çdo ditë, duke e ditur se asnjë masë nuk është marrë për të mbrojtur ata që janë të pafuqishëm në rrugë. Këmbësorët, veçanërisht ata që janë në vizëbardha, pleqtë dhe fëmijët, janë grupet më të rrezikuara. Për dy ditë, dy persona humbën jetën si pasojë e katastrofës së madhe që e shohin çdo ditë qytetarët!

Ky është një apel që duhet të dëgjohet nga të gjithë: Qytetarët kërkojnë siguri! Një qytet nuk mund të mbijetojë kur ka kaos në rrugë. Autoritetet duhet të veprojnë tani dhe të sigurojnë mbrojtjen e çdo qytetari. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit