Një autobus i kompanisë “Galeb” nga Ohri është djegur tërësisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Kërçovës. Sipas policisë, në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë në të, sepse autobusi ka qenë duke u parkuar. Kur shoferi ka vënë re flakët brenda në autobus, ka braktisur menjëherë automjetin dhe ka lajmëruar zjarrfikësit e Kerçoves qe kane bere te mundur shuarjen e zjarrit dhe te shpëtojne pak nga ajo qè ka mbetur nga autobusi ne fjalè.
“Autobusi i cili morri flakë është i linjës “Galeb” ka qenë duke shkuar për tu parkuar, nuk ka pasur pasagjer në autobus, gjatë levizjes ne rruge shoferi ka verejt zjarr ne autobus dhe ka ndaluar menjehere autobusin, ka dal nga autobusi ka thirrur policine dhe zjarrfikesit e Kerçoves te cilët kane intervenuar menjehere dhe kane lokalizuar zjarrin. Persona te lenduar nuk ka, organet e rendit po hetojne rastin se si u perfshi nga flaket autobusi” tha Stefan Dimovski zedhenesi i SPB Oher per TV21
