11.8 C
Skopje
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Kërkesat e Haradinajt për Gabriel Escobarin

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, ka thënë se kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.

”Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”

Haradinaj ka pasur edhe disa kërkesa për Escobarin, transmeton Zeri.info.

”Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, ka shkruar Haradinaj pas takimit.

 

Burimi / Zëri

Të ngjajshme

Të fundit