Ditëve të fundit është marrë një iniciativë nga qytetarët, figura të njohura e poashtu ide e mbështetur edhe nga disa profesorë që SHMQSH “Zef Lush Marku” – Shkup ti ndërrohet emri dhe ti zëvendësohet me tashmë të ndjerit ish drejtorit të shkollës Faruk Zeqiri.
Kjo ide është shpalosur edhe në rrjete sociale ku shumica e kanë përqafuar këtë ide, që SHM “ZLM” tash e tutje të mbaj emrin SHMQSH “Faruk Zeqiri”, në shenjë respekti për gjithë kontributin që i ndjeri Zeqiri ka dhënë për këtë shkollë të dijes.
