Për të përmbushur qëllimet strategjike, tha kryetari i Rinisë Socialdemokrate, duhet të veprojmë të bashkuar dhe t’u jepet mundësia të rinjve të marrin pjesë në formësimin e së ardhmes dhe të luftojnë për kushte më të mira, të cilat, si tha ai, nuk do t’u jepet atyre, le ta shohin të ardhmen e tyre përtej kufijve të vendit
Rinia e LSDM-së në pushtet po kërkon themelimin e ministrisë së rinisë – institucion që, siç thonë nga atje, do të ekzistojë për nevojat e të rinjve dhe do të zbatojë politika rinore.
Kështu bëri të ditur sot kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (SDMM), Marko Mihailoski, në tribunën partiake “Rinia, Ardhmëria, Evropa” organizuar nga LSDM.
