3.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Këto janë skuadrat që vazhdojnë garën në UCL

Sonte u zyrtarizuan emrat e tetë skuadrave që do të vazhdojnë garën në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ka skuadra që tashmë e kanë siguruar kalimin tutje në këtë garë, pavarësisht se ndeshjet e tyre të fundit në fazën e grupeve do t’i zhvillojnë nesër.

Gjatë kësaj mbrëmje u zhvillua xhiro e fundit në katër grupet e para.

Në raundin e 16-të si liderë të grupit sonte u konfirmuan: Bayern Munich (Grupi A), Arsenal (Grupi B), Real Madrid (Grupi C) dhe Real Sociedad (Grupi D).

Nga pozitat e dyta sonte kualifikimin siguruan: Copenhagen, PSV Eindhoven, Napoli dhe Interi.

Kurse në pozitat e treta, që dërgojnë skuadrat në “play-off” të Ligës së Evropës, u konfirmuan: Galatasaray (Grupi A), Lens (Grupi B), Braga (Grupi C) dhe Benfica (Grupi D).

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në grupet E, F, G dhe H. /express/

Të ngjajshme

Të fundit