Kina ka forcuar vazhdimisht mbështetjen e saj financiare gjithëpërfshirëse për firmat e vogla dhe mikro gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), me shkallën mesatare vjetore të rritjes së kredive gjithëpërfshirëse për këto subjekte që tejkalon 20% gjatë kësaj periudhe.
Që kur Kina propozoi zyrtarisht zhvillimin e financimit gjithëpërfshirës në vitin 2013, përpjekjet e vazhdueshme kanë përmirësuar ndjeshëm aksesin në financimin gjithëpërfshirës për ndërmarrjet e vogla dhe mikro.
Të dhënat zyrtare tregojnë se bilanci i kredive gjithëpërfshirëse për firmat e vogla dhe mikro, kishte arritur në 35.77 trilionë juanë (rreth 5.06 trilionë dollarë) deri në fund të tetorit të këtij viti.
për më tepër, Kina ka ulur më tej kostot e financimit gjithëpërfshirës, pasi kredi të tilla u shërbejnë kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe mikro, bizneseve individuale dhe fermerëve. Subjektet e tilla zakonisht përballen me vështirësi në marrjen e financimit, për shkak të mungesës së kolateralit dhe kapacitetit të kufizuar të përballimit të riskut.
Në qershor të vitit 2025, norma e interesit për kreditë gjithëpërfshirëse të lëshuara rishtazi për firmat e vogla dhe mikro ishte 3.48%, afërsisht 2 pikë përqindjeje më e ulët se niveli i regjistruar në fund të periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020).
Në periudhën e ardhshme pesëvjeçare, Kina do të vazhdojë të shtojë përpjekjet për të zhvilluar financat gjithëpërfshirëse, sipas rekomandimeve për formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), të cilat u zbuluan në tetor.
