33.8 C
Skopje
E diel, 16 Gusht, 2026

Klisarova: Problemi më serioz me të cilën përballemi në Klinikën për Onkologji janë resurset e kufizuara, ndërsa numri i pacientëve rritet

 Kemi buxhet të kufizuar – shumë më të vogël sesa nevoja jonë reale për furnizim të terapive. Nevojat tona reale jemi të detyruar t’i përputhim në korniza të limituara financiare, tha dr. Violeta Klisariva, u.d. drejtoreshë mjekësore në Klinikën universitare për Radiologji dhe Onkologji, e cila sot dëshmoi në sancën e Komisionit hetimor kuvendor për hulumtim të punës së Klinikës.

Theksoi se ka shprehur vazhdimisht në Qeveri dhe Ministrinë e Shëndetësisë për, siç thotë, këtë agoni, në të cilën ka mbërritur klinika. Punon 20 vite në Onkologji, ndërsa u.d. drejtoreshë është emëruar më 2 nëntor të vitit të kaluar.

Tha se pas shumë viteve i ka vendosur takimet e rregullta profesionale, të cilat më herët i ka pasur, pastaj janë ndërprerë, ka formuar konsilium onkologjik që në muajin e parë të emërimit ka dashur të arrijë, tha racionalizim në shënimin e ilaçeve me çmim të lartë, pas kritereve të caktuara rreptë sipas mjekësisë të bazuar në dëshmi dhe i ka përditësuar protokollet onkologjike

Theksoi se problemi më serioz, me të cilin është përballur në menaxhimin me resurset është kufizimi i tyre përballë numrit të pakufizuar të pacientëve, i cili çdo ditë rritet. Për shkak të sasisë së rritur, tha, vijnë në një situatë që ta prishin të drejtën e pacientëve për kujdes shëndetësor me kohë

Konsideron se është koha që të funksionojë shpërndarja në trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje, për të cilat, siç tha , lutjet e tyre në spitalet e tjera klinike me radioterapi në vend nuk dhanë fryte. I përmendi Spitalin klinik të Manastirit, i cili ka aparat radioterapie që nuk funksionon, ka staf dhe pajisje dhe trajton një numër të vogël pacientësh. Të dy spitalet klinike në Shtip dhe në Tetovë kanë radioterapeut specialistë dhe onkologë. Për SPQ “8 Shtatori”, tha ai, ka një aparat radioterapie që Onkologjia nuk e ka dhe për atë shërbim i dërgojnë pacientë jashtë vendit.

“Shpëndarja duhet të mundësohet dhe mbështetet nga shteti për klinika, ku janë vendosur kushte dhe të cilat kanë kuadër dhe pajisje. Mendoj se atje ku ka resurse dhe kuadër, duhet të ketë presion institucional ndaj këtyre insitucioneve”, tha Klisarova.

Përmendi se është në rritje numri i personave me sëmundje malinje dhe pjesë shumë e shpeshtë janë me metastazë, dhe kjo, siç tha duhet të jetë alarm për shtetin që të fokusohet në parandalimin e sëmundjeve malinje.