21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Klubet me vlerën më të lartë të lojtarëve, vetëm City mbi Barcelonën dhe Realin

Studimi numër 413 i CIES (Football Observatory) liston 100 klubet më të mira në botë sipas vlerës së të drejtave të transferimit të lojtarëve në skuadër, të atyre në huazim në ekipe të tjera ose të shitur duke ruajtur një përqindje të caktuar.

Manchester City kryeson listën me pronësinë e të drejtave të transferimit të jo më pak se 46 lojtarëve për një vlerë totale të vlerësuar prej 1.46 miliardë eurosh.

Gjigantët spanjollë Barcelona dhe Real Madrid, kompletojnë podiumin, përpara tri skuadrave të tjera angleze: Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli.

Dy klubet gjermane, Bayern dhe Leipzig), si dhe Paris St-Germain, janë në top-10. Të gjitha skuadrat e Premier League-s angleze janë në top-100, së bashku me dy skuadrat e Championshipit: liderët aktualë, Burnley dhe Watford.

Klubi joevropian i renditur më lart, me 264 milionë euro është Flamengo e Brazilit. Tetë skuadra të tjera braziliane janë në top-100, si dhe Boca Juniors dhe River Plate të Argjentinës.

Të ngjajshme

Të fundit