13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Koalicioni BASHKË gati për betejën lokale – Ahmeti, Sela dhe Taravari ndajnë...

Koalicioni BASHKË gati për betejën lokale – Ahmeti, Sela dhe Taravari ndajnë komunat!

0
123

Koalicioni BASHKË, që përfshin Frontin Europian dhe Aleancën për Shqiptarët të Arben Taravarit, është në fazën përfundimtare të zyrtarizimit për garën e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, informon POPULLI.mk

Sipas burimeve të brendshme partiake, është arritur një marrëveshje politike për ndarjen e komunave mes dy krahëve të koalicionit. Aleanca për Shqiptarët do të propozojë kandidatë në tri komuna strategjike: Gostivar, Saraj dhe Tearcë, ndërsa krahu i Ziadin Selës, tashmë pjesë e Frontit Europian, do të garojë në Strugë, Dibër dhe Haraçinë.

Në komunën e Vrapçishtës, të dy palët janë pranë dakordësimit për të mbështetur kandidatin e përbashkët Isen Shabani, kryetar aktual i komunës, i cili thuhet se gëzon mbështetje të fuqishme në terren. Vendimi përfundimtar për këtë komunë pritet të formalizohet së shpejti.

Ky rreshtim i ri politik shihet si një përpjekje e qartë për maksimizimin e votës shqiptare, si dhe një përballje strategjike me VLEN-in. / © POPULLI.mk