Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën në TëVë1 në Kosovë, ka deklaruar se hera e parë në demokracinë moderne në vendin tonë të kemi katër parti së bashku në koalicionin qeveritar.
Taravari tha se kjo duke u parë nga opinioni, shifet se kemi një pasqyrë jo të mirë.
“Partia më e madhe maqedonase ka 58 deputet dhe bashkë me partinë ZNAM bëjnë 64 deputet dhe krijojnë shumicë parlamentare pa shqiptarët. Por, është e pa imagjinueshme që të bëhet qeveria pa një parti politike shqiptare”, u shpreh Taravari.
Sipas tij, për momentin kemi një parti politike qeveritare maqedonase shumë e fuqishme dhe një koalicion shqiptar brenda asaj qeverie e cila është letargjike dhe rëndë funksionale për shkak fragmentarizmit në katër parti politike.




