35.9 C
Skopje
E mërkurë, 5 Gusht, 2026

Koçani/ Apasiev thërret seancë më 9 dhjetor

Kryetari i komisionit anketues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kuvend, Dimitar Apasiev, për më 9 dhjetor ka thirrur seancë ku do të shqyrtohet ankesa e dorëzuar nga familjarët e viktimave në tragjedinë në diskotekën PULSE në Koçan.

Apasiev pret që në komision të marrin pjesë të gjithë deputetët , ndërsa nëse nuk marrin pjesë deputetët e shumicës dhe nuk ka kuorum, seanca do të ndërpritet.

Në seancë përpos anëtarëve të komisionit janë ftuar dhe kryetari i Kuvendit, nënkryetarët, koordinatorët e grupeve parlamentare, kryeministri, ministri i brendshëm dhe presidenti.

Të ftuar janë edhe dorëzuesit e nismës, përkatësisht prindërit e viktimave.

“Ajo do të jetë komision i veçantë anketues derisa e imja është komision i përhershëm si trup i rregullt punues. Ajo do të jetë ad-hok komision e cila duhet për 45 ditë apo dy muaj të përfundojë me kuazi funksione hetuese sepse sipas ligjit dhe sipas rregullores, ne nuk guxojmë të hetojmë si Prokurori Publike por mund të gjejmë përgjegjësi politike. Pra komisioni im me të cilin unë udhëheqë është komision i përhershëm anketues dhe rregullisht punon e këto dy tjerat njëra nga VMRO-DPMNE dhe njëra nga opozita janë komisione të posaçme anketuese si trupa ad-hok”, tha Dimitar Apasiev – Deputet i së Majtës./ Alsat.mk