7.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Mars, 2026

“Kodi Penal”, këto janë veprat nga të cilat shpëton Nikolla Gruevski

Ndërtimi i Pallatit të Bardhë, respektivisht rasti Talir, Autostradat kineze (Traektorja), rrënimi i kompleksit Kosmos të Fijat Canovskit dhe Titanik për vjedhjet zgjedhore, janë rastet nga të cilat do të shpëtojë ish kryeministri Nikolla Gruevski, me ndryshimet e djeshme të Kodit Penal. Në këto raste ai akuzohet me padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por ende nuk ka aktvendime të plotfuqishme. Tani këto vepra vjetrohen më shpejtë, shkruan Zhurnal.

Para se të bëhen ndryshimet ligjore, për këto vepra parashihej dënim me burg në kohëzgjatje prej 5 deri në 20 vite, kurse veprat vjetroheshin pas 40 viteve. Me ndryshimet e bëra, dënimet për keqpërdorim të detyrës zyzrtare zvogëlohen në maksimum 5 vite burg, kurse vjetrimi i tyre bëhet deri 10 vite pas kryerjes së veprës. Nëse ndodhin ndryshime ligjore, për të akuzuarit aplikohen ato ndryshime që janë më të volitshme për ta. Kjo do të thotë se të gjitha keqpërdorimet e detyrës zyrtare që kanë dodhur para vitit 2013, e për të cilat nuk ka vendime gjyqësore, vjetrohen.

Gruevski prap se prap i pakënaqur

Dëndimet me burg që janë mbi dy vite, vjetrohen tre vite pasi të bëhen të plotfuqishme, kështu që Gruevski ka shpëtuar edhe nga dënimi në kohëzgjatje prej 2 viteve për blerjen e Mercedes-it të strenjtë qeveritar.

Dënimi në kohëzgjatje 18 muaj burg për dhunën në Komunën Qendër vjetrohet vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh se hyri në fuqi në vitin 2021.

Dënimi i vetëm që i qëndron mbi kokë, në rast se vendos të kthehet në Maqedoninë e Veriut është vendimi i plotfuqishëm prej 9 viteve burg për blerjen e Parcelave në Vodno, shkruan Zhurnal. Por edhe për këtë rast ka “shpresë”, sepse muajin e kaluar Gjykata Supreme njoftoi se me kërkesë të avokatit të Gruevskit ka formuar lëndë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të hyrjes së vendimit në fuqi. Edhe përkundër gjitha lehtësimeve që i ofrojnë ndryshimet e fundit të Kodit Penal, ish kryeministri Gruevski nuk është i kënaqur.

Përmes rrjeteve sociale, Gruevski ka reaguar ndaj ndryshimeve në Kodin Penal ku mes tjerash opozita shqiptare dhe disa media aludonin se ky ndryshim po bëhet veç tjerash për kthimin e Gruevskit në Maqedoni dhe faljen e uljen e disa dënimeve me burg. Ai madje pretendon se edhe pas këtyre ndryshimeve, po përndiqet padrejtësisht politikisht dhe synohet eliminimi i tij politik.

”Partitë, drejtpërdrejt ose përmes “botave” të tyre të internetit dhe përmes mediave të tyre në Maqedoni, në mungesë të punës, vizionit, ofertës, projekteve dhe zgjidhjeve konkrete për problemet e popullit në Maqedoni, përplasen rregullisht dhe çdo dy ose tre muaj dalin me spina të drejtuara ndaj meje, në drejtim kise për disa marrëveshje të bërë joparimore me dikë a diçka, konspiracione e të ngjashme, kështu që prej disa vitesh më duhet t’i demantoj ashtu siç bëj dhe tani.

Ndryshime të tilla Ligjore përmenden në publik për një kohë të gjatë, rreth katër-pesë vjet, dhe me sa shoh nga mediat, ka shumë politikanë të interesuar për t’i miratuar të njëjtat. Unë dhe disa kolegë të mi jemi nën persekutim për gjëra të pabëra dhe kjo quhet persekutim politik. Ai persekutim vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe frika prej mosrealizimit dhe dështimit të tij ende vazhdon dhe rritet. Dhe ka arsye të frikësohen!” – ka shkruar ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski.

Pakënaqësi edhe në radhët e pushtetit

Përveç pakënaqësive të shkaktuara tek opozita dhe tek opinioni i gjerë, këto ndryshime nuk janë mirëpritur as te një pjesë e pushtetit. Në bazë të listingut të votimit, ndryshimet e Kodit Penal nuk janë përkrahur nga asnjëri prej deputetëve të Aleancës për Shqiptarët.
Kurse këto ndryshime nuk janë përkrahur as nga deputetja Maja Moraçanin, nga partia Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM), e cila ka votuar kundër.

“Kam votuar “kundër” Ligjit të propozuar për ndryshime dhe propozime të Kodit Penal sepse besoj se këto ndryshime që u miratuan dje nuk kontribuojnë në luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha deputetja Maja Moraçanin nga RDM.

Lidhur me pretendimet se ka një marrëveshje ndërmjet pushtetit dhe opozitës, ajo u përgjigj se nuk ka informacione të tilla. Në pyetjen se përse janë bërë kaq shpejtë këto ndryshime, ajo theksoi se për zgjidhje të tilla ligjore nevojitet debat publik më i gjerë me përfshirje të ekspertëve.

Shpejtësia e ndryshimeve ka shqetësuar edhe Komisionin për Antikorrupsion, sado që përkrahësit e ndryshimeve thonë se ato janë në ajtueshmëri me standardet evropiane, shkruan Zhurnal. Kur bëhet fjalë për një ligj kaq jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili është një shtyllë në sistemin juridik të vendit, mendojmë se mënyra e miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të të njëjtit nuk lejoi një debat publik, nuk mundësoi analizën e pasojave nga e njejta dhe gjithë kjo për ne krijon dyshim dhe rrezik të lartë nga pazaret politike dhe tregtia me ndikim, vlerëson kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Në një deklaratë për mediat, Ivanovska theksoi se ulja e dënimeve për funksionaët nuk kontribuon drejt përforcimit të luftës kundër korrupsionit. “Kemi komentuar se ulja e dënimeve në nenin 353, 353-v dhe 359 për shoqata kriminele nuk kontribuon drejt përforcimit të luftës ndaj korrupsionit, por, përkundrazi, edhe më tutje mbetet deklarative”, tha Ivanovska. Ajo informoi se Ministria e Drejtësisë në KSHPK ka dorëzuar kërkesë për mendim të shprehen sipas projekt-versionit të Kodit Penal me afat deri më 20 shtator. “Kjo tani është diçka e re. Brenda natës me shpejtësi të rrufeshme të miratimit mendojmë se nuk është e drejtë që kjo të na ndodhë”, thekson Ivanovska.

Pendarovski nuk do të shfrytëzojë “veton” e kërkuar nga sektori joqeveritar

Të pakënaqurit nga ndryshimet e Kodit Penal, shpresën e fundit e kishin tek “veto” e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski. Platforma e Organizatave Joqeveritare për Luftë kundër Korrupsionit me ërkesë zyrtra iu drejtua presidetit që të mos dekretojë ndryshimet e Kodit Penal me të cilat ulen dënimet për funksionarët e korruptuar. shkruan Zhurnal.

Mirëpo nga kabineti i Pendarovskit kanë njoftuar se presidenti do të dekretojë ndryshimet.

“Ju njoftojmë se presidenti Pendarovski sot ka marrë vendim për nënshkrimin e Dekretit për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal. Me ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga Kuvendi, nuk parashikohet amnisti për krimet e kryera në kryerjen e shërbimit. Përkundrazi, ende parashikohen dënime për kryerësit e atyre veprave, pasi me këto ndryshime theksi vihet në të ashtuquajturat. konfiskim të zgjatur të pasurisë”, thuhet në njoftimin nga kabineti presidencial.

Në njoftim shtohet se në atë pjesë, ndryshimet e Kodit janë harmonizuar me Direktivën Evropiane për ngrirjen dhe konfiskimin e sendeve dhe përfitimeve pasurore, që përveç dënimit me burg, fokusohet në konfiskimin e përfitimeve pasurore nga autorët e këtyre krimeve.
“Presidenti Pendarovski pret që masa e konfiskimit të zgjatur të pasurisë të mos mbetet vetëm në letër siç ka qenë deri më tani, por të zbatohet shumë më shpesh në praktikë dhe në të gjitha rastet e konstatuara keqpërdorimesh në kryerjen e shërbimit, dobitë pasurore të fituara në mënyrë të kundërligjshme dhe fondet e keqpërdorura të kthehen në buxhet”, theksohet në njoftimin që ka arritur nga kabineti presidencial. Me këtë rrumbullakohen ndryshimet e Kodit Penal, kurse reagimet edhe kësaj radhe, si zakonisht, nuk do zgjasin më shumë se tre ditë!/Zhurnal

Të ngjajshme

Të fundit