23.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Kolona të mëdha në Prishtinë, Rama: Ndoshta sot jam më i urryeri!

Sot ka nisur për të tretën herë me radhë testimi i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës.

Testimi do të vazhdojë deri të dielën, por me të nisur ka shkaktuar kaos të madh në komunikacion, shkruan Reporteri.net.

Fakti që u bë në një ditë punë, jo si në vikend si radhët e tjera, ka bërë që kaosi në trafik të jetë edhe më i madh, shkruan Reporteri.net.

Referuar situatës në kryeqytet dhe reagimeve që kanë pasuar, kryetari i Prishtinës ka thënë se “sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”.

Klan Kosova raporton se Rama e ka bërë këtë deklaratë, ndërkohë që po merr pjesë në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal.

Komuna e Prishtinës dy ditë më parë, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete, meqenëse qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë sipas rekomandimeve të task forcës rrugore, si dhe lirimi i mbingarkesës së trafikut rrugor.

 

Të ngjajshme

Të fundit