29.9 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

“Komisionet Hetimore”, Sali Berisha i quan qesharake propozimet e PS-së!

Qesharake i ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha propozimet e PS për të ndryshuar ligjin e komisioneve hetimore. Në konferencën për mediat, Berisha tha se në këtë mënyrë kryeministri Rama, po bën përpjekje për të fshehur abuzimet e qeverisë.

“Është tipik ligji i shpellës, i shpellës. Kaloj tek shpella. Po fole prapa kokë, kjo është hapi drejt saj. Të betohem se nuk do nxjerr asnjë sekret në qoftë se Edi Rama ka udhëtuar me dhjetëra herë me Ismailin e tij për vakanca në vende të ndryshme.”

Berisha tha se propozimet e PS mund të kalojnë në parlament vetëm nëse mazhoranca blen vota të deputetëtve të opozitës.

“Ky ligj nuk mund të votohet sepse Partia Socialiste nuk i ka votat, vetëm nëse blen edhe vota në opozitë. Është ligj që buron nga Kushtetuta direkt.”

Teksa përgatitet për të kaluar provën e besueshmërisë së delegatëve në Kuvendin Kombëtar të shtunën, Berisha tha se në mbledhjen e organit më të lartë të partisë do të donte dhe praninë e Gazment Bardhit.

“Dëshira është që të jetë, por bashkëpunimi do të vazhdojë njëlloj sikur ka qenë në sallë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është i bashkuar.”

Kuvendi Kombëtar pritet që të përcaktojë dhe aksionin e ardhshëm të PD, edhe pse vet Berisha ka theksuar se opozita është duke shkuar drej mos bindjes civile.

 

 

Burimi Klan News