2.8 C
Skopje
E premte, 19 Prill, 2024

Komisioni Europian sot publikon Raportin për RMV-në

Komisioni Evropian (KE) sot do të miratojë pakon për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me një raport të veçantë për progresin e secilit prej vendeve në procesin e integrimit evropian, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Ky është raporti i parë i KE-së për vendin pas konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në që u mbajt në Bruksel më 19 korrik, e cila hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim.

Në draft-raportin e Komisionit Evropian, i cili duhet të publikohet sot, dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje vlerësohet se Maqedonia e Veriut është e përgatitur mesatarisht sipas pothuajse të gjitha kritereve. Progres vërehet vetëm në kriteret ekonomike ndërsa ka progres shumë të mirë në përputhshmërinë e vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane.

“Nevojiten përpjekje vendimtare për të ndërtuar një dinamikë për reforma dhe për të ecur përpara në procesin e negociatave me BE-në. Një fokus i veçantë nevojitet për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit ekzistues, në vend të nisjes së nismave ad hoc”, thuhet ndër të tjera në raport.

Të ngjajshme

Të fundit