Komuna e Çairit thotë se projekti për Qendrën Rinore nuk është pezulluar. Nga atje u përgjigjën sot, lidhur me kronikën në Alsat, se në terren nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndërtimin e Qendrës Rinore të prezantuar gjatë fushatës.
Nga komuna thonë është siguruar edhe projekti bazë me dokumentacionin përkatës dhe tani pason faza e projektimit të ndërtimit.
Shtojnë se në buxhetin e vitit 2026 janë paraparë fonde për hartimin e projektit për ndërtim, plotësimin e dokumentacionit teknik dhe rregullimin e çështjeve pronësore-juridike ndërsa më pas do të përcaktohet edhe kostoja e saktë e ndërtimit.
Për realizimin e projektit në fjalë, komuna njofton se ka aplikuar pranë donatorëve potencial, ndërsa sipas tyre ekziston interesim edhe nga sektori privat.
