Kongresisti amerikan Ritchie Torres, në cilësinë e bashkëkryetarit të Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues i komunitetit të gjallë shqiptar në Bronks, ka thënë se SHBA nuk ka aleat më të madh në Ballkan se Kosovën.
Këtë Torres e tha pas një takimi që e pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se Kosova”, shkroi Torres në “X”.
