Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim lidhur me deklarimet e bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet që ka marrë ky biznes.
“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë.
Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë.”, thuhet në reagim.
Lidhur me këtë Hoti ka thirrur konferencë për media të hënën.
“Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci.
Detajet e ngjarjes:
• Data: 25.11.2024
• Ora: 11:00
• Lokacioni: Sallën e konferencave të “KB KRUSHA”
Ju mirëpresim për të ndjekur të gjitha zhvillimet dhe për të parë të vërtetën e kësaj çështjeje. “, përfundon njoftimi./21Media