24.8 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Kopshti Zoologjik – Shkup hap përsëri dyert për vizitorët

Kopshti Zoologjik i Shkupit ka njoftuar se do të rihapet për vizitorët duke filluar nga dita e shtunë. Ky vendim vjen pas një periudhe trejavore mbylljeje të përkohshme, që u ndërmor si masë paraprake pas konfirmimit të një rasti të gripit të shpendëv, informon POPULLI.mk

Për të garantuar sigurinë e kafshëve dhe vizitorëve, stafi i kopshtit zoologjik ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për dezinfektimin dhe kontrollin e situatës, duke siguruar kushte të plota sigurie në ambientet e tij.

Në njoftim, Kopshti Zoologjik i Shkupit theksoi se duke nisur nga data 9 nëntor 2024, të gjithë vizitorët janë të mirëpritur të vizitojnë kopshtin dhe të shijojnë një eksperiencë të këndshme dhe të sigurt. Orari i punës do të jetë i rregullt, nga ora 09:00 deri në orën 16:00, çdo ditë të javës. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit