6.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Kosova duhet të njihet nga Serbia!

Zërat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi janë shtuar së fundi. Kjo edhe nga lëvizjet e shtuara të z.Escobar dhe z.Lajçak. Harmonizimi i veprimeve mes SHBA-së dhe BE-së për Kosovën rrit optimizmin për marrëveshjen e shumëpërfolur.

Si asnjëherë më parë mundësitë për një gjë të tillë ekzistojnë nisur nga dy premisat kryesor: konflikti në Ukrainë, me Rusinë “non grata” nga SHBA-ja dhe BE-ja; çka e bën më të lehtë marrëveshjen, vendosmëria e SHBA-së për t’i dhënë fund një gjendje të pafavorshme dhe të kushtueshme, si dhe rrethanat aktuale e favorizojnë marrëveshjen përfundimtare.

Me Kosovën e kujdesshme për çfarë do të nënshkruajë dhe efektin e saj. Pa të drejtë Kosova është futur në geto si pasojë e mos arritjes së marrëveshjes me Serbinë, gjë që ndikon në mosnjohje nga pesë vendet anëtarë të BE-së. Edhe mungesa e liberalizimit të vizave lidhet po ashtu me marrëveshjen me Serbinë, kjo e fundit e kushtëzon marrëveshjen me Asociacionin e komunave serbe, çka e cenon në themel pavarësinë dhe rendin juridik të shtetit.

Askush s’ka të drejtë të nënshkruajë asgjë që e cenon pavarësinë, me vendimin e Kushtetueses si mjet të fortë argumentues përballë presionit. Angazhimi amerikan ka rikthyer mundësitë për marrëveshje, duke e çuar drejt fundit një proces të tejzgjatur, me shumë pak rezultate në terren.

Me dështimet e shumta nga BE-ja, bisedimet e nisura kryesisht teknike, që përfunduan në politike, me palët larg qëndrimeve si dhe ndërmjetësuesin shpeshherë të njëanshëm. Sa më shumë të zvarritet ky proces edhe më e vështirë do të jetë situata, kthimi eventual i Rusisë në bisedime (eventualisht pas përfundimit të luftës me Ukrainën), do ta vështirësonte edhe më shumë situatën. Prandaj, shfrytëzimi i situatës në Ukrainë jep mundësi për arritjen e marrëveshjes nga e cila do të buronin situata tjera të favorshme për integrim në BE për të dyja vendet.

Kosova s’ka kohë pa kufi për të humbur, faktor kryesor për stabilizim të gjendjes është Serbia, me njohjen dhe kërkim faljen për krimet, që do të hapte kapitull të ri, në të kundërtën Kosova të shkëputet nga procesi pa dobi. Kosova s’mund të mbetet peng i nacionalizmit dhe primitivizmit serb.

Të ngjajshme

Të fundit