16.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Kosova ia refuzon vizën Petar Petkoviqit

Kosova ka refuzuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, për të ardhur në Kosovë.

Në një përgjigje për portalin rtv21.tv Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka treguar arsyen e refuzimit të kësaj vizite.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, njofton MPJD.

 

Burimi /21Media