30.8 C
Skopje
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Kovaçevski: Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë

Kthimi Nikolla Gruevski për kryeministrin Dimitar Kovaçevski është temë e pavend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski tha se për Gruevskin është lëshuar fletarrest dhe ai vërtet duhet të kthehet në Maqedoni, por të përballet me drejtësinë në përputhje me ligjet e vendit.

Kryeministri Kovaçevski mohon se ka pasur ndonjë komunikim me Zaevin në lidhje me kthimin e ish-kryeministrit në Maqedoni pasi mëngjesin e sotëm në një pjesë të mediave u raportua se Zaev e kërcënoi kryesinë e LSDM-së se do të shkonte kundër tyre nëse vazhdon të bashkëpunojë me BDI-në në përpjekjet e tyre për kthimin e Gruevskit.

Pasi u njoftua se është vjetërsuar edhe rasti “TNT”, një rast tjetër i lidhur me Nikolla Gruevskin, Kovacevski nuk ka dashur të japë interpretimin e tij për këtë vendim.

Kovaçevski tha se nuk ka bazë që këto tema të jenë një debat real politik në vend.

Të ngjajshme

Të fundit