12.8 C
Skopje
E premte, 24 Prill, 2026

Kovaçevski: Nuk ka nevojë për takim liderësh, procesi i ndryshimeve kushtetuese është strukturuar

Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces i strukturuar në pajtim me ligjin dhe me Kushtetutën, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për modelin kroat për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski ishte decid se nuk mund të thotë se çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është e pranueshme për të por se ai është për atë që grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë të përpunojë propozim i cili do t’i përgjigjet shoqërisë sonë, ligjeve tona dhe asaj që ne e presim nga e ardhmja e jonë si vend-anëtar i ardhshëm i BE-së. Kryeministri e hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së për takimin e liderëve pasi qëndrimet e partive politike tashmë janë të njohura.

“Unë nuk kam thënë se çfarë është e pranueshme, çfarë nuk është e pranueshme, kam thënë se fillimisht është duke punuar një grup pune në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë në të cilin bëjnë pjesë ekspertë dhe në të cilën tashmë janë ftuar përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Parlament dhe në të cilin do të duhet në pajtim me përvojat më të mira të përpunojnë propozim i cili duhet të vihet në debat. Thashë edhe se ka parti politike të cilat flasin për një model, ka edhe parti politike të cilat flasin për një model tjetër të amendamenteve, të tretët thonë gjëra të tjera. Ju thatë për modelin kroat, doli një partie tjetër politike e përmendi modelin zviceran, një tjetër modelin belg dhe prandaj duhet ulur në nivel ekspertësh dhe të përpunohet propozimi i cili i përgjigjet shoqërisë sonë dhe i cili u përgjigjet ligjeve tona dhe asaj që ne e presim nga e ardhmja jonë si vend anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian. unë thashë se as nuk jam për diçka pro, e as nëse jam për diçka kundër”, tha kryeministri Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Ai, siç tha, është për atë që të sillen ndryshime kushtetuese me të cilat do t’i hapim klasterët pas nëntorit dhe deri në vitin 2030 të bëhemi vend-anëtar i BE-së me gjuhë maqedonase të mbrojtur, me identitet maqedonas dhe me kulturë maqedonase që do ta pasurojë kulturën e BE-së dhe të gjithë popujve evropianë.

Lidhur me çështjen e takimit të liderëve, Kovaçevski tha se një takim të tillë pati në dhjetor kur u thirrën të gjithë liderët e partive parlamentare në të cilën u fol për çështjet më të rëndësishme strategjike për shtetin.

“Krahas çështjeve për krizën energjetike, i informova kryetarët e partive politike dhe ishte asisoj – nuk patëm as restriksione për energjinë elektrike, as goditje çmimesh, siguruam masa antikrizë për qytetarët etj. Çështja e dytë kryesore ishte harmonizimi lidhur me nevojën për ndryshime kushtetuese me qëllim të vazhdimit të integrimeve evropiane në pajtim me kornizën negociuese të miratuar nga Kuvendi me shumicë votash. Në këtë takim liderësh të gjithë liderët e partive u pajtuan për nevojën e sjelljes së ndryshimeve kushtetuese, përveç njërit që heshti dhe dy që nuk erdhën. Prandaj vlerësoj se nuk ka nevojë për takim liderësh duke e pasur parasysh atë se qëndrimet tashmë janë të njohura.

Sipas tij, takimi i liderëve nuk është format institucional i marrjes së vendimeve konkrete, por është format në të cilin secili i thotë qëndrimet e tij politike lidhur me një çështje të caktuar dhe qëndrimet politike ne atje si politikanë, kryetarë të partive politike parlamentare i kemi dëgjuar.

“Lidhur me atë që të bëhet debat për ndryshimet kushtetuese, ky debat është i strukturuar e përsëris edhe një herë, do të thotë debati për ndryshime kushtetuese nuk bëhet në televizion, nuk bëhet kur lëshohen punime ndërtimore të tubave të kanalizimit në disa komuna të caktuara. Për

ndryshimet kushtetuese, debati bëhet në një grup pune ekspertësh ku çdo parti politike delegon përfaqësuesit e vet dhe ku në bazë të së drejtës kushtetuese dhe në bazë të asaj që është rregulluar definohen amendamente të cilat më pas vihen në debat publik”, tha Kovaçevski.

Më pas, vazhdoi ai, procesi kalon në debat publik në shoqëri siç thashë dhe hyn në procedurë kuvendore ku unë besoj se ne kemi edhe kapacitet demokratik dhe vizionar dhe strategjik si shtet ku i zbatojmë këto vendime dhe t’i hapim klasterët pas përfundimit të suksesshëm të fazës së skriningut në negociatat që janë në vijim dhe për të cilën të gjithë nga Brukseli informojnë se zhvillohet në ritmin më të mirë dhe në mënyrën më të mirë dhe deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së.

“Ky është procesi, kjo është mënyra në të cilën sillen ndryshimet kushtetuese në një vend siç është Maqedonia e Veriut, shtet anëtar i NATO-s, shtet i cili i ka hapur negociatat me BE-në”, tha kryeministri.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kroatë, Kovaçevski tha se në pjesën e integrimeve dhe nismave në të cilat bën pjesë Maqedonia e Veriut, ne jemi vend-anëtar i NATO-s, vend me politikë ndërkombëtare të harmonizuar prej njëqind për qind me BE-në nga dita e parë e agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, më pas pjesë e Procesit të Berlinit, në MPJ-në tojë janë deponuar marrëveshjet e nënshkruara midis vendeve – anëtare të Procesit të Berlinit, gjegjësisht vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi pjesë e ARSISI-t dhe RIKO-s.

Të ngjajshme

Të fundit