12.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Krasniqi ka reaguar pas thirrjeve nacionaliste në Rumani

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër pas ndëprerjes së ndeshjes Rumani – Kosovë, si pasojë e thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë “Kosova është Serbi”.

Krasniqi ka thënë se “Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”.

“Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, tha Krasniqi.

Kurti telefonatë me Emisarin britanik, flasin për takimin e 14 shtatorit dhe zbatimin e marrëveshjes bazike
Krasniqi tha se Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, “edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty”.

“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, tha ai.

Të ngjajshme

Të fundit