25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar me ekonominë!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar qëndrimin e tij se Qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi. 

Ai ka përmendur elementet negative të ekonomisë së Kosovës që përfshihen në këtë raport, duke thënë se Kosova po e përjeton krizën më të thellë ekonomike që nga paslufta.

“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”.

Të ngjajshme

Të fundit