-2.2 C
Skopje
E premte, 27 Shkurt, 2026

Krivanjeva: Ismailin e kam shok, por në fushë e kam kundërshtar për 90 minuta!

Voska Sport do të pret Struga Trim Lum nesër në një përballje të mbetur në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kjo ndeshje përveç që sjell përballje të parë në Ligën e Parë ndërmjet dy skuadrave buzë liqenit, do të sjell përballë njëri tjetrit edhe dy miq të ngushtë. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit nga Shkupi, por që këtë sezon luajnë në dy ekipe të ndryshme. Besart Krivanjeva me Strugën kundër Fatih Ismailit që është pjesë e Voska Sport. Të gjithë që e njohin historinë e tyre, e dinë që kanë një miqësi prej vitesh, por nesër në fushë do të jenë rival. I ngacmuar në një intervistë, Besart Krivanjeva thotë se shoqëria me Ismailin do të vazhdojë edhe pas kësaj ndeshje, por brenda 90-të minutave nuk e njeh si mik.

“Miqësia jonë është prej kohësh, e njëjta besoj se do vazhdojë edhe pas kësaj ndeshje, megjithatë mund të them se brenda 90 minutave nuk i njoh brenda fushës si miq, por si kundërshtarë. Ashtu që shpresoj të dalë fitues unë dhe të kem çfarë të ju them pas përfundimit të ndeshjes” – ka thënë Krivanjeva.

Të ngjajshme

Të fundit