Monika Kryemadhi i është përgjigjur në një farë mënyre akuzës së ish-Presidentit Ilir Meta se i është bërë një puç për ta lënë jashtë partisë.
Kryemadhi tha mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e Opinion në Tv Klan se djegia e mandateve erdhi si pasojë e mos pasjes eksperiencë si kryetare dhe jo për të lënë jashtë Ilir Metën.
Ajo tha bindshëm se Lulzim Bashës i është refuzuar viza amerikane në 2018 për arsye të dosjes së financimeve ruse.
“Sigurisht në këndvështrimin e LSI apo Partisë së Lirisë nuk ka pasur asnjë lloj puçi të tillë, mund të ketë pasur një mungesë eksperiencë nga ana ime si kryetare partie në atë kohë, mungesa e një grupi këshillues dashamirës në atë kohë, por ndoshta urrejtja e personave të caktuar, kishin urrejtje personale ndaj Edi Ramës apo PS, të cilët pranonin çdo lloj vendimi ekstrem.
Megjjithatë, ndryshimi që u bë në Kodin Zgjedhor në marrëveshjen e 5 Qershorit në një farë mënyre e redutoi sado pak konfliktin e parlamentit, djegjen e mandateve sepse Këshilli Politik i dha mundësinë opozitës që të të futej në zgjedhjet e 2021 me koalicion. Personi që e shkatërroi marrëveshjen e 5 Qershorit, e dimë shumë mirë, nuk është thjesht Edi Rama ai cili bëri ndryshimet kushtetuese në parlamet. Por personi që e shkatërroi është vet Lulzim Basha me Yuri Kim. Në takimet e mëvonshme që unë kam pasur në SHBA edhe mbas zgjedhjeve të 2021, por edhe më vonë, në të gjitha kontaktet që kam pasur unë kam kërkuar që cila është arsyeja që DASH pranoi rrëzimin e marrëveshjes së 5 Qershorit.
Ka qenë vet zoti Basha që në një farë mënyrë për problemet e tij, ndoshta refuzimin e vizës amerikane që iu bë në 2018. Jam e sigurt sepse ne do të iknim bashkë në Miçigan, ku unë kisha disa takime të tjera dhe ai do të bënte disa takime të tjera dhe zotit Basha iu refuzua viza amerikane. Dhe për këtë arsye duke qenë se ka filluar edhe presioni i McGonigal në atë kohë që nuk është thjesht si çështje, por ekziston një file për financimet ruse”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se telefonat që janë sekuestruar nga SPAK dhe që supozohen si prova për arrestimin e tij, janë gjetur në garderobën e nënës së saj dhe janë telefonat e fëmijëve.
“Telefonat e janë gjetur në garderobën e mamasë time, e cila ishte një kuti me shumë telefona të vjetër të viteve 2013-2014 dhe të fëmijëve që kanë qenë 12 vjeç, 8 vjeç, 7 vjeç. Dhe njëri nga ata është telefoni im. E kam ndërruar e kam lënë aty”, tha Kryemadhi.
Po ashtu ajo tha se “Ilir Metën do futej në burg me apo pa telefon”, që nënkupton se provat e SPAK janë thjesht “justifikime”.
Burimi/tvklan.al
