7.8 C
Skopje
E enjte, 5 Mars, 2026

Kryeministri i Kanadasë, Trudeau dhe bashkëshortja Sofi drejt divorcit

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sofi pritet të divorcohen. Lajmi u bë me dije nga qeveria kanadeze, në një njoftim të papritur që shënon fundin e martesës së tyre 18 vjeçare.

Truedau, 51 vjeç, dhe Sophie, 48 vjeçe, u martuan në fund të majit të vitit 2005.

Ata kanë tre fëmijë, më i madhi në moshën 15 vjeçare.

Për Truedau, kjo duket të jetë një përsëritje e dhimbshme e historisë.

I ati, ish-kryeminsitri Pierre Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij Margaret në vitin 1977, kur ai ishte ende në detyrë.

Justin Trudeau ishte vetëm 43 vjeç kur u bë kryeministër në vitin 2015 dhe çifti i veshur me mjaft  kujdes tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.

 

Të ngjajshme

Të fundit