Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë në Koçan, duke e cilësuar atë një humbje të madhe për Maqedoninë e Veriut, informon POPULLI.mk.
“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme,” u shpreh Rama.
Ai gjithashtu i ka dërguar ngushëllime kryeministrit Hristijan Mickoski dhe autoriteteve maqedonase, duke shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar ndihmë nëse do të jetë e nevojshme. / © POPULLI.mk