1.8 C
Skopje
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Kryeministri shqiptar – arritje apo simbolikë?!

Data e 28 janar 2024 shënon një moment historik në Maqedoninë e Veriut ku për herë të parë në një qeveri teknike zgjidhet në krye të saj një kryeministër shqiptar.

Partia në pushtet, edhepse premtoi para 4 viteve se do ketë një kryeministër shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kjo nuk ndodhi ashtu, por me një marrëveshje politike u dakorduan që 100 ditët e qeverisë teknike t’i udhëheq kryeministri teknik shqiptar.

Mos të harrojmë se gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 kur u promovua ky projekt i BDI-së, me zë të lartë promovohej atëbotë Naser Ziberi (tani avokat i popullit në RMV), gjë që e dinte secili se nuk do të ndodhte.

Mirëpo kur u afrua koha e qeverisë teknike dhe me promovimin e Talat Xhaferit, nuk u bë thirrja e njejtë për ts përkrahur, pasiqë dihej se ajo ishte në bazë të marrëveshjes politike mes partive në pushtet.

Ky kryeministër nuk u votua nga populli, e që me këtë hap nuk u vlerësua demokracia në vend, ashtu siç ndodhi me kryeministrin e mëparshëm, Dimitar Kovaçevski. Pra ka dy mandate të kryeministrit që sovrani nuk po pyetet që kush të zgjedhet.

Kryeministri i qeverisë teknike ka për detyrë të menaxhojë gjendjen dhe rrjedhën deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend, pra është një periudhë zëvendësimi dhe jo mandat i plotë siç u premtua.

Uroj që edhe gjatë kësaj periudhe 100-ditore të udhëheq si duhet dhe të kemi zgjedhje të lira e demokratike në vend.

Është një arritje pa diskutim, por mbi gjitha simbolike.

Të ngjajshme

Të fundit