Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, informon POPULLI.mk
Gashi, i shoqëruar nga Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativa, e cilësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm jo vetëm për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, por edhe për të vlerësuar arritjet e Kosovës gjatë këtyre viteve.
“Në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, i përcolla urimet më të sinqerta shtetit dhe popullit të Kosovës, duke shpresuar se marrëdhëniet tona miqësore do të vazhdojnë të forcohen gjithmonë e më shumë,” deklaroi Gashi.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme, duke konfirmuar mbështetjen për rrugën euro-atlantike të Kosovës. / © POPULLI.mk