6.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Mexhiti në ceremoninë e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës: “Mbështetja jonë për Kosovën është e palëkundur”

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të organizuar për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryeministrit Albin Kurti, informon POPULLI.mk

Në statusin e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë historike të Kosovës si një dëshmi e shpirtit të pamposhtur shqiptar dhe një histori triumfi për liri dhe shtetndërtim. Ai vlerësoi progresin e Kosovës gjatë 17 viteve të pavarësisë, duke e cilësuar atë si një shembull frymëzimi edhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe integrimit europian. Mbështetja jonë për Kosovën nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë e lëkundur. Bashkëpunimi ynë i ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor është një detyrë dhe amanet i historisë sonë të përbashkët,” deklaroi Mexhiti.

Ai përfundoi mesazhin e tij me një urim të përzemërt “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Uroj që flamuri i lirë i Kosovës të valëvitet gjithmonë me krenari dhe dinjitet!” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit