2.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kryeparlamentari Gashi shpreh ngushëllime për tr*gjedinë në Turqi

Ka shkruar në 66 numri i të vdekurve pas shpërthimit të zjarrit në një hotel 12-katëshe në qendrën e skive Kartalkaya në Bolu në Turqi. Lidhur me këtë ngjarje ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Gashit:

Në emër të Kuvendit të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë e ndodhur në Turqi, ku një zjarr i fuqishëm mori jetën e dhjetra personave dhe la të tjerë të lënduar.

Bashkëndjejmë me popullin turk në këto momente të vështira dhe solidarizohemi me autoritetet që po përpiqen të përballojnë këtë fatkeqësi. Lutjet dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të prekurit nga kjo tragjedi e dhimbshme.

Të ngjajshme

Të fundit