27.8 C
Skopje
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Kupa e Botës / Bëhuni gati, sot nisë turi i dytë i Botërorit

Ndeshjet e ditës së 6 të Kupës së Botës mund të sjellin emrat e skuadrave të para të kualifikuara më tej në turne, por edhe të ekipeve që mund të mbeten jashtë përfundimisht nga faza tjetër.

Gjithçka nis në orën 11:00 me duelin mes Uellsit dhe Iranit, ku një tjetër disfatë i mbyll dyert përfundimisht iranianëve në këtë turne dhe çon skuadrën e Bejlit drejt një kualifikimi të mundshëm.

Në orën 14:00 zbresin në fushë organizatorët e Katarit, që luajnë shansin e fundit të tyre përballë Senegalit, ashtu si ky i fundit.

Në orën 17:00 e ka radhën Holanda të luajë ndaj Ekuadorit, me fituesen e sfidës që siguron një biletë të sigurt për në rrethin tjetër. Ashtu mund të ndodhë edhe për Anglinë, nëse mund SHBA-t në duelin e orës 20:00 që mbyll sfidat e të premtes.

Të ngjajshme

Të fundit