13.8 C
Skopje
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Kurti: 4 milionë euro do të ndajmë për minatorët e Trepçës

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të ndajë 4 milionë euro për pagat e punëtorëve të ndërmarrjes Trepça.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se “duket” që ka shumë punëtorë në krahasim me “xehet e pakta” që nxirren nga nëntoka.

“Do të ndajmë 4 milionë euro dedikuar për mbështetjen ndaj Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti ndër tjera.

Minatorët e Trepçës dje kanë njoftuar se kanë marrë vendim për të organizuar protestë siç thuhet paqësore për shprehjen e pakënaqësive, për padrejtësitë e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave për minatorët e Trepçës për më shumë se dy muaj.

Në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës thuhet se protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ditën e enjte, me date 15 gusht nga ora 12:00.

 

 

Burimi / 21Media

Të ngjajshme

Të fundit