-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Kurti në Davos: Kosova, storie suksesi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, gjersa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Kurti në një postim në X shkruan se në fjalën e tij hyrëse ka folur për Kosovën, si një histori suksesi.

“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera…., të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.

Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit