8.8 C
Skopje
E hënë, 10 Shkurt, 2025

Kurti në Davos, takime strategjike dhe thellim i bashkëpunimeve ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një sërë bisedimesh të frytshme gjatë qëndrimit të tij në Davos, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, informon POPULLI.mk

Në margjina të Forumit, ai u takua me Kryeministrin e Lituanisë, Gintautas Paluckas, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh midis Kosovës dhe Lituanisë.

Po ashtu, Kurti zhvilloi takime me investitorë potencialë dhe strategjikë, duke fokusuar diskutimet në mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë.

Dita e parë e qëndrimit në Zvicër u përmbyll me pjesëmarrjen në darkën e hapjes së Forumit Ekonomik Botëror. Agjenda e nesërme do të përfshijë, ndër të tjera, edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, hap kyç drejt zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të vendit.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos mbetet një platformë e rëndësishme për avancimin e agjendës ekonomike dhe diplomatike të Kosovës në skenën ndërkombëtare. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit