Në vizitën e tij zyrtare në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët edhe për incidentin e ndodhur ditë më parë në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan POPULLI.mk
Ky është prononcimi i Kurtit:
“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, me 2 gusht në Aeroportin e Shkupit. Aq më tepër që ka qenë me familje dhe me 2 vajzat e vogla. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, krerët shtetëror këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do të zbardhë këtë çështje në tërësi dhe në hollësi edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situatat e tilla.”, ka thënë kryeministri Kurti. / © POPULLI.mk
